E konfirmon vetë klubi, Vllaznia arrin akordin me titullarin e mbrojtjes duke e shtyrë kontratën edhe për një sezon tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 15:55

E konfirmon vetë klubi, Vllaznia arrin akordin me titullarin e mbrojtjes duke e shtyrë kontratën edhe për një sezon tjetër

Vllaznia nuk po kalon një moment të mirë këto kohët e fundit. Klubi shkodran të dielën e kaluar, u eliminua nga “Final 4”, prej ekipit të Egnatias, pasi barazimi 0-0 nuk i hynte në punë kuqebluve, për shkak se rrogozhinasit ishin të renditur më lart në kampionat, gjë që bëri që në finale të shkonin ata.

stojanovic

Klubi verior, së bashku me presidentin e tyre Alban Xhaferi, kanë filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm, ku i pret Liga e Konferencës me turet eliminatore. Sot Vllaznia nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale zyrtare, ka bërë me dije se ka arritur akordin me mbrojtësin Milosh Stojanoviç, me këtë të fundit që ka pranuar ta zgjasë kontratën e tij edhe një sezon tjetër.

Stojanoviç ka qenë një titullar i padiskutueshëm për të tre trajnerët që Vllaznia kishte sezonin e kaluar, duke bërë performanca shumë të mira dhe ndihmuar shkodranët të shkonin deri në gjysmëfinalet e “Final 4”.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"