E konfirmon edhe Jyrgen Klop, titullari i Liverpulit ka këputur ligamentin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 22:56

E konfirmon edhe Jyrgen Klop, titullari i Liverpulit ka këputur ligamentin

E ka quajtur një fitore të një skuadre të pjekur Jyrgen Klop suksesin e Liverpulit të tij në Shefilld, ndërsa festën e “reds”- ave e prishi dëmtimi i rëndë i Matipit, i cili këputi ligamentin parësor të gjurit dhe me shumë mundësi luajti ndeshjen e fundit për Liverpulin pasi në verë i skadon kontrata.

MATIP

“Jemi shumë të kënaqur me këtë rezultat. Ishte një paraqitje solide e skuadrës, ku të gjithë ishin shumë të përqendruar. Ishim shumë të matur. Goli i parë ishte i shkëlqyer, por edhe i dyti. Unë do ta kisha pranuar edhe një fitore 1-0.

Ishte shumë e vështirë të mbroje, por ne ia dolëm. Marrim tri pikët dhe shohim përpara për t’u rinisur sërish. Matip ka këputur ligamentin. Është ajo që pata frikë fatkeqësisht që nga momenti i parë. Gjithçka duket ashtu dhe është një fatkeqësi”, tha trajneri gjerman pas fitores.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"