E kërkon prej kohësh Juventusi, Zidan: Do më pëlqente të drejtoja në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 22:27

E kërkon prej kohësh Juventusi, Zidan: Do më pëlqente të drejtoja në Itali

Zinedin Zidan është një nga trajnerët që janë të papunë dhe që përfliten shpesh se do të ulen në pankinën e klubeve të njohura. Për momentin, ikona e futbollit francez ka refuzuar çdo ofertë që kur është larguar nga Real Madrid, edhe pse shpeshherë është përfolur se ai mund të drejtojë PSG apo Juventusin.

zidane-2-e1701435258689-770x420

Sot, legjenda franceze ka dhënë një sinjal se mund të kthehet në Itali si trajner, pasi pëlqen të provojë veten në një kampionat që njihet si shumë sfidues për teknikët. Duke folur për “ky Sport”, ai ka theksuar se e mendon një karrierë në futbollin italian ku u bë i njohur si futbollist.

“SI trajner kam marrë shumë nga Lipi dhe Ançeloti. Lipi ka qenë i pari që ka besuar te unë dhe më solli te Juventusi, jam bërë ai që jam falë tij. E ardhmja në Itali? Përse jo, mund të ndodhë gjithçka. Do të më pëlqente një ditë”, tha Zidan para kamerave në një aktivitet ku prezantohej dokumentari biografik i Marçelo Lipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"