E kërkojnë të gjithë, zbulohet shifra e lartë e klauzolës së Çabi Alonsos te Leverkuseni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 20:28

E kërkojnë të gjithë, zbulohet shifra e lartë e klauzolës së Çabi Alonsos te Leverkuseni

Çabi Alonso mori drejtimin e Bajer Leverkusen në datën 5 tetor të vitit 2022, periudhë kur “aspirinat” renditeshin në vendet e fundit të tabelës. Prej asaj periudhe, ekipin ka pësuar rritje galopante, teksa sezonin e shkuar arritën deri në gjysmëfinale të Europa Ligës.

cabi alonso

Kontrata e iberikasit me Leverkusen skadon në verën e vitit 2026, ndërsa klauzola e largimit përkon me 15-20 mln euro sipas “fussball.news”. Panorama e mësipërme është thuajse identike me tarifën që bordi i Bajernit pagoi në arkat e Lajpcig për Julian Nagelsman, 25 mln euro.

Mbetet e paqartë nëse Alonso do të zgjedhë në verë kalimin tek rivalët bavarezë, e cila do merret trajtën e “tradhtisë” për tifozët e “aspirinave”, apo do zhvendoset në Angli, aty ku Liverpul e pret krahëhapur. Aventura në Gjermania ka rezultuar e suksesshme në filozofinë e Alonsos, e ku mund të ndikojë edhe mbi vijimësinë brenda Bundesligës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"