E duan anglezët, ja e vërteta për portugezin Rafael Leao

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 23:44

E duan anglezët, ja e vërteta për portugezin Rafael Leao

Në orët e fundit vijon të qarkullojnë zëra sipas të cilave Rafael Leao do të jetë gjatë verës objektiv i Arsenalit dhe Mançester Junajtidit.

rafael-leao-21641242886

Lidhur me situatën ka folur Fabricio Romano. Shpesh dhënës i lajmeve përpara të gjithë kolegëve, gazetari i njohur italian ka sqaruar:

“Për momentin nuk ka lëvizje konkrete në asnjë skuadër angleze. Lojtari është i lumtur te Milani, siç e ka bërë të qartë në thuajse të gjitha deklaratat që ka dhënë gjatë javëve të fundit. Po aq e qartë është klauzola e tij prej 175 milionë eurosh, prandaj Milani nuk do të kundërshtojë të tilla shifra që për momentin asnjë klub në Europë nuk duket i gatshëm ti shpenzojë për Leaon”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"