“E dimë sa e vështirë është të luash kundër Shqipërisë”, mbrojtësi polak: Të bëhemi gati për luftë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2023 | 11:25

“E dimë sa e vështirë është të luash kundër Shqipërisë”, mbrojtësi polak: Të bëhemi gati për luftë

Kombëtarja shqiptare do të ndeshet ditën e nesërme me Poloninë në ndeshjen e parë kualifikuese të “EURO 2024”. Mbrojtësi polak, Jan Bednarek, kujtoi dy takimet e fundit mes këtyre dy skuadrave në kualifikueset e fundit, duke u shprehur se do të jetë një ndeshje e fortë dhe se duhet të përgatiten për luftë.

bednarek

“Ne kemi luajtur me Shqipërinë në kualifikueset e kaluara dhe ne e dimë se sa të vështira ato ndeshje ishin. Ne e dimë që të dyja ndeshjet ishin shumë të vështira, shumë luftime. Duhet të përgatitemi për këtë. Kemi mjaftueshëm kualitet.

Gjëja më e rëndësishme është të reagojmë. Kemi luajtur keq me Çekinë. Tani ndeshja me Shqipërinë do të ndikojë. Ne duhet të tregojmë që jemi një skuadër e mirë që është agresive dhe mund të krijojë shanse”, u shpreh Bednarek.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"