E diela e çmendur e familjes Espozito, tre vëllezërit italianë luajnë tre finale në pak orë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 23:03

E diela e çmendur e familjes Espozito, tre vëllezërit italianë luajnë tre finale në pak orë

Kjo e diel do të jetë shumë e veçantë për familjen Espozito. Të tre djemtë e familjes napolitane, do të jenë të përfshirë në tre finale të ndryshme, secila me shumë vlerë.

espozito

Mesfushori Salvatore Espozito, pjesë e Specias, do të luajë në orën 20:30 finalen mes skuadrës së tij dhe Veronës, për të përcaktuar se cila prej këtyre dy ekipeve do të qëndrojë në Serinë A.

Ndërkohë, vëllai tjetër, Sebastiano Espozito, do të luajë me fanellën e Barit në të njëjtën kohë ndeshjen ndaj Kaljarit me të cilën mund të ngjitet në Serinë A. Në orën 23:00, e ka radhën më i vogli i familjes Espozito, Françesko, i cili me Italinë U20 do të luajë finalen e Botërorit të kësaj grupmoshe ndaj Uruguait.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"