Postuar: Nëntor 27, 2023 | 18:42
E çuditshme, por e vërtetë/ Lojtarët e Interit udhëtuan drejt Milanos pa bërë dush, ja arsyeja
E çuditshme por e vërtetë! Një lajm qesharak vjen nga elita e futbollit italian, që më së shumti e kemi hasur në kategoritë inferiore në Shqipëri.
Sipas “Gazzeta dello Sport”, futbollistët e Interit janë larguar nga “Allianz Stadium” drejt Milanos pa bërë dush.
Arsyeja? Për shkak të një problemi, dushet nuk e kishin nxehur ujin dhe kësisoj interistët nuk patën mundësi që të laheshin.
Një problem me sistemin e ngrohjes të “Allianz Stadium” i pengoi lojtarët e Juventusit dhe Interit të bënin dush pas takimit të Serisë A, duke i detyruar lojtarët zikaltër të kthehen në Milano për t’u larë në shtëpitë e tyre.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](http://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)