E çuditshme, por e vërtetë/ Herri Meguajër zgjidhet lojtari më i mirë në Premier Ligë për muajin nëntor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 22:15

E çuditshme, por e vërtetë/ Herri Meguajër zgjidhet lojtari më i mirë në Premier Ligë për muajin nëntor

E çuditshme, por e vërtetë! Qendërmbrojtësi anglez, Herri Meguajër, i cili para tetorit nuk ishte titullar as edhe një herë është zgjedhur lojtari më i mirë për muajin nëntor në Premier Ligë.  

Meguajer

Mbrojtësi startoi si titullar në tre fitoret e Mançester Junajtid, në nëntor, kundër Fulham, Luton dhe Everton. Në të gjitha, “Djajtë e Kuq”, mbajtën portën e pastër, teksa 30-vjeçari arriti të fitonte më shumë vota se Doku i Sitit, Gordon i Njukasëll dhe Stërling i Çelsit.  

Është hera e parë që Meguajër e fiton këtë çmim dhe hera e parë që nga Markus Rashford, në shkurt të këtij viti, që një futbollist i Mançester Juanjtid e fiton këtë çmim. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"