E çojnë me ambulancë në gjykatë, zbulohen dy akuzat dhe caktohet arrest në shtëpi për presidentin e FFK-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 16:45

E çojnë me ambulancë në gjykatë, zbulohen dy akuzat dhe caktohet arrest në shtëpi për presidentin e FFK-së

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka mësuar sot masën paraprake pas arrestimit nga policia e Kosovës si pjesë e hetimeve për shpërdorimin e detyrës në postin e tij në krye të futbollit kosovar. Mediat kosovare kanë konfirmuare se për të është caktuar masa e arrestit në shtëpi për 30 ditë.

agim ademi

Ademi ishte ndaluar një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë a ndërsa më pas kishte kaluar natën në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, për shkak të problemeve shëndetësore. Sot, ai është shoqëruar me ambulancë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku ka mësuar masën e parë të dhënë ndaj tij nga ky organ.

Prokuroria po heton Ademin për veprën penale të “keqpërdorimit të besimit” dhe “shmangies nga tatimi”, në të dy rastet sa i përket punës së tij në FFK.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"