E BUJSHME/ Tentativa e tretë për përdhunim, arrestohet ylli i Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 21:50

E BUJSHME/ Tentativa e tretë për përdhunim, arrestohet ylli i Premier Ligës

Një lajm i bujshëm është përhapur së fundmi në Angli, me arrestimin e një futbollisti të Premier Ligës për përdhunim.

premier lige

Siç bën me dije “The Sun”, futbollisti, emri i të cilit nuk është bërë me dije ende, është marrë në pyetje nga policia britanike, pasi akuzohet se ka përdhunuar një grua.

Kjo është akuza e tretë për të njëjtën arsye që i bëhet futbollistit, i cili siç thekson “The Sun” ka marrë pjesë dhe në Botërorin e Katarit.

Ai është arrestuar dhe dy herë të tjera nga Prilli në Qershor të vitit 2021, por që policia e la të lirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"