E bujshme/ Strakosha i mahnit të gjithë, mediat ia sugjerojnë Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2018 | 15:53

E bujshme/ Strakosha i mahnit të gjithë, mediat ia sugjerojnë Liverpulit

Liverpuli duket se e ka emergjencë gjetjen e një portieri të ri, pasi dy portierët aktualë nuk ofrojnë siguri.  Këtë gjë e dinë më së miri edhe tifozët dhe mediat lidhur me klubin.

323648

Njëra ndër to, “Liverpulecho”, e cila është një media e certifikuar pranë klubit të Liverpulit ka shkruar një artikull në faqen e saj ku i sugjeron drejtuesve disa nga portierët më të mirë të momentit, ndër të cilët Liverpuli mund të zgjedhë.

26943311_10211301599836855_2024793511_n

Portierët variojnë nga ata me eksperiencë si Jan Oblak deri ata më të rinjtë. Midis të përzgjedhurve është edhe portieri i Kombëtares tonë, Thomas Strakosha. Ja cfarë shkruan për shqiptarin kjo media.

strakosha1-470x325-470x325

Zgjedhja statistikore – Thomas Strakosha! Shqiptari është pak i njohur, por ka bërë mjaft mirë me Lacion këtë sezon, duke patur statistika mjaft të mira. 22-vjecari i lindur në Athinë ka pritur 53 krosa brenda zonës së tij, me një saktësi prej 100%.

Por më e rëndësishmja, ai ka pësuar vetëm 24 gola në 19 ndeshje, duke e mbajtur portën 5 herë të paprekur. Ai vetëm mund të përmirësohet në të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"