E bujshme! Sheiku i PSG është gati të blejë klubin legjendar italian për ta kthyer në superfuqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 15:30

E bujshme! Sheiku i PSG është gati të blejë klubin legjendar italian për ta kthyer në superfuqi

Naser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së, është gati që të hyjë tashmë edhe në tregun futbollistik italian. Jo më vetëm duke blerë futbollistë, siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit, por duke blerë një klub, të cilit shpreson t’i kthejë lavdinë e dikurshme dhe ta bëjë superfuqi.

al khelaifi

“L’Equipe” bën të ditur se Al Khelaifi, i është bashkuar një grupi investitorësh për të blerë klubin e Sampdorias, i cili ka falimentuar dhe në këtë sezon ra mes shumë problemesh në Serinë B. Al Khelaifi i është bashkuar në këtë grup edhe presidenti të Lids, Andrea Radricanit, i cili është i gatshëm të investojë në futbollin italian.

QSI, që përfaqësohet nga sheiku i cili drejton PSG-në, do të kishte një kuotë minorance, me Radricanin që do të kishe kuotat kryesore të Sampdoria. Por një partner i tillë do të ishte i rëndësishëm për strategjinë e merkatos së klubit, duke llogaritur se shumë lojtarë që nuk kanë vend të francezët, shumë mirë mund të tregojnë vlerat e tyre në futbollin italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"