E bujshme nga Spanja, legjenda e Belgjikës pranë tërheqjes nga futbolli në moshën 32-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 13:55

E bujshme nga Spanja, legjenda e Belgjikës pranë tërheqjes nga futbolli në moshën 32-vjeçare

Eden Hazard nuk do të jetë më një lojtar i Realit të Madridit, me lajmin që e konfirmoi vetë klubi spanjoll duke i ndërprerë kontratën përpara disa ditësh, por duket se belgu ka zgjedhur që të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij.

hazard

Siç bën me dije “El Mundo Deportivo”, legjenda belge është gati t’i japë fund me futbollin e luajtur në moshën 32-vjeçare.

Ai u transferua nga Çelsi te Reali në vitin 2019 për shumën e 100 milionë paundëve, por dëmtimet e shumta bënë që ai të dilte një dështim në kryeqytetin spanjoll.

Ofertat për belgun nuk kanë munguar, por duket se vendimi për t’u tërhequr është zgjedhja më e mirë sipas Hazard.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"