E bujshme nga Franca/ Arrihet marrëveshja, Mbape do të bashkohet me Realin e Madridit 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2024 | 23:22

E bujshme nga Franca/ Arrihet marrëveshja, Mbape do të bashkohet me Realin e Madridit 

 Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazetari i “Foot Mercato”, Santi Aouna, mëson ekskluzivisht, se ylli i PSG-së, Kilian Mbape ka arritur më në fund akordin me Realin dhe do t’i bashkohet skuadrës madrilene sezonin e ardhshëm.  

mbape

Telenovela në lidhje me të ardhmen e Mbape ka nisur që prej gushtit të vitit 2017, teksa sipas gazetarit francez akordi është arritur në parim dhe gjithçka do të finalizohet sezonin e ardhshëm.  

Bëhet me dije se marrëveshja paraprake për transferimin e Mbape drejt Madridit është arritur ditët e fundit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"