E BUJSHME/ LeBron Xhejms duket i dorëzuar, paralajmëron tërheqjen nga basketbolli: Kam shumë gjëra për të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 12:20

E BUJSHME/ LeBron Xhejms duket i dorëzuar, paralajmëron tërheqjen nga basketbolli: Kam shumë gjëra për të…

Disfata përballë Denver Nagets në finalen e Konferencës së Perëndimit, duket se mund të jetë dhe e fundit për “Mbretin” Xhejms në NBA.

lebron xhejms

Pas sfidës së katërt, 38-vjeçari u duk i dorëzuar dhe i lodhur, duke u shprehur se momenti i tij për t’u larguar nga basketbolli mund të ketë ardhur.

“Do të shohim se çdo të ndodhë. Akoma nuk e di. Personalisht për mua të vazhdoj me basketbollin, kam shumë për të menduar”, u shpreh LeBron, një deklaratë e cila sipas mediave përkthehet si fundi i një cikli.

Kujtojmë që LeBron Xhejms hyri në historinë e NBA duke u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Ai gjithashtu ka fituar katër tituj kampion, dy me Majemi Hit, një me Klevland Kavaliers dhe një me Los Anxhelos Lejkërs.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"