E BUJSHME/ Jasir Asani bëhet gati për hapin e madh në karrierë, ylli i Kombëtares drejt akordit me klubin e La Ligës 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 23:40

E BUJSHME/ Jasir Asani bëhet gati për hapin e madh në karrierë, ylli i Kombëtares drejt akordit me klubin e La Ligës 

E ardhmja e Jasir Asanit pritet të jetë në elitën e futbollit spanjoll. Forma e shkëlqyer me Kombëtaren shqiptare, i ka hapur një derë të madhe talentit kuqezi.

safa-750x430

Vetëm 8 ndeshje në karrierën e tij me Kombëtaren kanë mjaftuar që të kthehet në një pikë kyçe të formacionit kuqezi. Me golat e tij spektakolarë dhe me dy asistet e dhënë përgjatë ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024,  Asani ka zgjuar interesin e shumë klubeve europiane.  

Së fundmi bëhet me dije se Las Palmas, synon të transferojë Asanin në muajin janar.  Klubi koreano-jugor kërkon 1 milionë euro për kartonin e lojtarit nga Shkupi, të cilat Las Palmasi është i gatshëm t’i paguajë. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"