E BUJSHME/ Fituan titullin kampion në frymën e fundit me Bajernin, media gjermane konfirmon shkarkimin e Kahnit dhe Brazos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 18:21

E BUJSHME/ Fituan titullin kampion në frymën e fundit me Bajernin, media gjermane konfirmon shkarkimin e Kahnit dhe Brazos

Bajerni u shpall kampion në Bundesligë për të 11-tin vit radhazi dhe për të 33-tën herë në histori.

kahn salihamixhic

Fitorja dramatike në frymën e fundit përballë Këlnit dhe barazimi i Dortmundit kundër Maincit, bënë që skuadra e Tuhel të ngrinte sërish trofeun.

Gjithsesi, duket se kjo gjë nuk i ka shpëtuar dy drejtuesit e Bajernit, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç.

Siç bën me dije “Bild”, të dy ata janë shkarkuar menjëherë nga bordi drejtues, pas rezultateve zhgënjyese të ekipit.

Brazo ishte pjesë e festimeve në stadiumin e Këlnit me skuadrën, ndërsa sipas “Bild”, ish-portieri nuk udhëtoi pasi ishte i sëmurë me virozë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"