“E bëmë njëherë gabimin ndaj Andorrës”, Klaus Gjasula: Nuk jam në 100 % të formës, por ndihem gati për të ndihmuar Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2021 | 13:57

“E bëmë njëherë gabimin ndaj Andorrës”, Klaus Gjasula: Nuk jam në 100 % të formës, por ndihem gati për të ndihmuar Kombëtaren

Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, foli sot në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Andorrës, ku u shpreh optimist për 3 sfidat e muajit mars. Edhe pse jo në 100 % të formës, futbollisti i cili aktivizohet te Hamburgu në Gjermani, premtoi se do të japë maksimumin me fanellën kuqezi.

Gjasula

NDRYSHIMI I KOMBËTARES- Lojtarët janë të njëjtë vetëm 1-2 janë të rinj, për mua nuk ka ndryshuar shumë, fryma e grupit është e mirë.

NDESHJA E PARË- Unë besoj që ne me paraqitjet e fundit, i kemi mundësitë për ta fituar ndeshjen. Do të kishte qenë ndryshe po të luanim ndeshjen e parë me Anglinë. Po të jemi të përqendruar besoj do ta fitojmë këtë ndeshjen.

GJENDJA PAS DËMTIMIT- Nuk jam në 100 % nga fuqia, por ndihem gati për të ndihmuar, aq minuta sa do të më japë trajneri, do të jap maksimumin për skuadrën.

GRUPI I FORTË- Ndihet që po afrohemi të gjithë më shumë me njëri-tjetrin. E kemi treguar në ndeshjet e fundit. Ishalla na ecën mbarë që ta vazhdojmë aty ku e lamë.

PIKËT- Me thënë të drejtën unë personalisht nuk e kam menduar fare sa pikë do të marrim. Kemi detyrë të fitojmë ndeshjen e parë. Mbas asaj do të mendojmë për ndeshjen e ardhshme.

ANDORRA- E bëmë njëherë gabimin, besoj që ketë radhë do të jetë ndryshe. Do të jemi më të përqendruar. Është kundërshtar i fortë që na ka marrë pikë në Shqipëri, tani duhet të marrim ne 3 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"