E ardhmja e Lionel Mesit, Barcelona del me komunikatë zyrtare: Si qëndron e vërteta e transferimit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 22:56

E ardhmja e Lionel Mesit, Barcelona del me komunikatë zyrtare: Si qëndron e vërteta e transferimit…

Barcelona ka dalë mbrëmjen e sotme me një komunikatë zyrtare pas lajmit që Lionel Mesi do t’i bashkohet Inter Majemit, në elitën e futbollit në SHBA. 

BARCAAA

 “Të hënën, më 5 qershor, Jorge Mesi, babai dhe përfaqësuesi i lojtarit, informoi presidentin e klubit, Joan Laporta, për vendimin e futbollistit që t’i bashkohet Inter Majemit, pavarësisht se i ishte paraqitur një propozim nga Barça, duke marrë parasysh dëshirën e FC Barcelonës dhe Lionel Mssit që ai ta veshë edhe një herë fanellën blaugranase. 

Presidenti Laporta e kuptoi dhe e respektoi vendimin e Mesit që dëshironte të garonte në një ligë me kërkesa më të vogla, shumë larg qendrës së vëmendjes dhe presionit që e ka pasur në vitet e fundit.

Joan Laporta dhe Jorge Mesi po ashtu u pajtuan që të punojnë së bashku për të promovuar përshëndetjen e duhur nga tifozët e Barçës, për ta nderuar futbollistin që gjithmonë ka qenë, është dhe gjithmonë do të jetë i dashur nga Barça”, shkruhet në komunikatën e Barcelonës. 

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"