E ardhmja e italianit, deri kur do të jetë Ançeloti besnik ndaj Real Madridit?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 17:15

E ardhmja e italianit, deri kur do të jetë Ançeloti besnik ndaj Real Madridit?

E ardhmja e Karlo Ançelotit është kthyer në një bisedë të përditshme, veçanërisht në Brazil. ANCPor nëse nga Brazili të gjithë flasin për të, në Madrid kanë zgjedhur heshtjen. Për momentin në Madrid janë shumë të qetë, ndonëse të gjithë besojnë se vështirë se Ançeloti do të vijojë me “Los Blancos” edhe në sezonin e ardhshëm.

Trajneri Ançeloti, sa herë që është pyetur në lidhje me të ardhmen e tij ka qenë i prerë, duke nënvizuar se dëshiron të përmbushë kontratën e tij me Realin deri në vitin 2024. Por me Brazilin te dera, bindja e tij kalon në plan të dytë. Për më shumë nëse nuk fiton ndonjë trofe të rëndësishëm deri në fund të sezonit. Në fakt gjithçka është në dorën e kupolës së Realit, që ka dhënë shenja përçarjeje sa i përket qëndrimit mbi Ançelotin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"