E ardhmja e Interit/ Pikët e Kontes nuk bëhen, në lojë 3 rekorde
Rekordi i pikëve dështoi. Atë do të vazhdojë ta ketë Juventusi i Antonio Kontes (102) pasi Interi edhe po i fitoi të gjitha ndeshjet do të shkojë vetëm 101 pikë. Sigurisht që kuota treshifrore do të ishte diçka e madhe për zikaltrit dhe do të kërkojnë patjetër të triumfojnë në të gjitha ndeshjet.
Një tjetër rekord që mund të thyejë Interi i Inzagit janë ndeshjet radhazi duke shënuar. Deri tani ka 40, Konte ka arritur 43 dhe Alegri 44. Nëse Interi shënon të paktën një gol në 5 ndeshjet e mbetura do të hynte në histori. Rekordet e tjera lidhen me repartin mbrojtës.
Interi kërkon të blindojë portën për sfidat e mbetura për të mos pësuar më shumë se 20 gola deri në fundin e sezonit. Edhe “Clean Sheet” janë një tjetër objektiv. Deri tani janë 19 ndeshje pa pësuar dhe rekordin e ka Milani me 22. Por me 5 ndeshje në dispozicion mund të thyhet ky rekord.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"