E ardhmja e futbollit tonë, keqardhje dhe deziluzion i madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2023 | 22:17

E ardhmja e futbollit tonë, keqardhje dhe deziluzion i madh

Nga DHIMITRAQ SHONI

Shumë i shqetësuar për të ardhmen. Duke analizuar vetëm disa elementë jetikë në ecurinë e futbollit tonë, arrihet në përfundimin e thjeshtë për një të ardhme shumë shqetësuese.

SUPERIORE

Shikojmë pamje, tmerrësisht të pakrahasueshme, midis kampionatit tonë dhe vendeve të tjera dhe… të pushton menjëherë dëshpërimi.

Nuk e ke të vështirë të arrish në përfundime, kur më tëshumtat e ndeshjeve të kampionatit tonë zhvillohen pa sportdashës, sigurisht për shfaqje antisportive, fushat lara-balapër arsye papërgjegjësie shumë palëshe, transmetim televizivi pakualifikuar, ndërhyrje të vazhdueshme jashtë etikës nga ana e shumë drejtuesve, kapje e zënka midis lojtarëve gjatë lojës dhe mbi të gjitha arbitrime pa kompetencë dhe… siçs hihet e thuhet, ndeshje “të përgojuara” për “marrëveshje”midis palëve drejtuese.

Po për kampionatet rajonale të moshave, ku na janë premtuar kaq shumë, sa ishim gati të fluturonim nga gëzimi, pse po zhgënjehemi përditë?

Ku janë materialët mbështetëse të premtuara dhe të reklamuara me ceremonira, si asnjëherë tjetër?

Kemi shprehur falënderimet tona për këtë nismëshpresëdhënëse, por kur hapëm kutitë e uniformave, gjetëm mangësi të çuditshme, nga getet e deri të topat. Pse xhanëm?

Kush përgjigjet për këto mangësi deri në 22 palë për tëgjitha zërat?

A e dinë “përgjegjësit” deri te “mjeshtrit” e trajnuar të magazinave, portierët e ekipeve tona janë përjashtuar nga “uniforma ime”?

Është e logjikshme që, trajnerët e këtyre ekipeve të jenë të”përjashtuar” edhe ata nga kjo dhuratë madhore e FSHF-së?

Po premtimi për pagesat ndaj trajnerëve të moshave dhefinancimi për transportin brenda rajonit edhe për ekipet U17 jashtë rajonit, pse nuk u mbajt?

Po kriteret për të ashtuquajturit, “trajnerë të Kombëtares sëmoshave” kush i ka përcaktuar?

Përzgjedhjen e lojtarëve për Kombëtaren e moshave kush e”dirigjon”?

Akademitë, që gjoja furnizojnë ekipet kombëtare të moshave,pse nuk pyeten dhe stafeve teknike të tyre pse nuk u merretmendimi?

Ku po shkojmë kështu?

Ky është ndryshimi që presim?

A ka mundësi të ndalet kjo rrokullisje?

Kush e mban përgjegjësinë e kësaj shkarjeje totale të futbollit tonë, që në embrion?

Akademitë mjeshtërore të vendeve të tjera europiane do tëvazhdojnë të furnizojnë ende ekipet tona kombëtare?

Keqardhje dhe deziluzion i madh!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"