E ardhmja e Ançelotit, reagon kapiteni i Brazilit: Të respektojmë Karlon dhe Realin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 13:10

E ardhmja e Ançelotit, reagon kapiteni i Brazilit: Të respektojmë Karlon dhe Realin

Të gjithë në Brazil po flasin për Karlo Ançelotin si trajner të ardhshëm të pesë herë kampionëve të botës. Alison, Rodrigo, Vinicius, më pas presidenti i federatës, Ednaldo Rodrigez, të gjithë përmendin emrin e italianit.

anceloti kasemiro

Atyre u është shtuar dhe kapiteni i ri i jeshilartëve në takimin ndaj Marokut, Kasemiro. Mesfushori i Junajtidit, i cili ka punuar me Ançelotin te Reali, e ka vlerësuar me nota maksimale italianin, por ai ka kërkuar nga të gjithë në Brazil më shumë respekt për klubin të cilin Karlo drejton, Realin e Madridit.

“Ançeloti është një trajner që e njoh mjaft mirë. Është një kënaqësi të punosh me të. Por Ançeloti nuk është i papunë. Ai është i angazhuar te Reali i Madridit dhe ne duhet ta respektojmë atë dhe klubin”, deklaroi Kasemiro, si për të frenuar disi euforinë e brazilianëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"