Postuar: Prill 18, 2024 | 22:36
Dy zhgënjime tek Egnatia, cilët janë futbollistët që nuk “ndezin”
Egnatia transferoi në merkaton e janarit disa futbollistë për të minimizuar largimet e Paulauskas dhe Isgandarlit në repartin e sulmit.
Në Rrogozhinë zbarkuan Drame, Lubas dhe Montenegro. Për kostarikanin pritshmëritë ishin të mëdha duke e konsideruar si zëvendësues të Duamenës. 23-vjeçari ka shënuar 6 gola mes kampionatit dhe Kupës në 24 takime gjithsej. 1 gol në 4 takime janë pak për lojtarin që u paguan 150 mijë euro.
Gjithsesi, ndaj Partizanit ishte sinjal i qartë se forma po rritet. Drame dhe Lubas ende nuk kanë fituar një vend titullari, duke mos gjetur as rrugën e rrjetës. Në kampin e rrogozhinasve kërkojnë më shumë nga afrimet e janarit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"