Dy të “injoruar” nga Reja dhe një “i panjohur”, zbuloni katër lojtarët që luajtën të gjitha ndeshjet e kualifikuesve kuqezi
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbyllur sot rrugëtimin e saj në eliminatoret e Euro 2024 me një barazim me Ishujt Faroe. Cikli i 8 ndeshjeve i siguro Shqipërisë vendin e parë në grup dhe sigurisht biletën për në Gjermani 2024. Një rrugëtim ku kishte shumë elementë të rëndësishëm në grupin kuqezi, por që rezulton se vetëm 4 prej tyre kanë luajtur të gjitha ndeshjet.
Trajneri Silvinjo bëri ndryshime në skemë dhe në emra në radhët e Kombëtares dhe ata të cilët injoroheshin shpesh nga trajneri i mëparshëm, Edi Reja u kthyen në emra shumë të rëndësishëm për rrugëtimin kuqezi. Kështu, dy lojtarë që vuajtën shesh stolin si Bajrami e Asllani, janë ata të cilët kanë luajtur të gjitha ndeshjet me teknikun brazilian, 8 të tilla, duke u bërë elementë të paprekshëm në planet e tij.
Një emër i panjohur në gjirin e Kombëtares, jasir Asani, debutoi me brazilianin dhe ka luajtur të 8 ndeshjet kualifikuese, i vetmi si titullar, teksa kishte rol protagonisti me lojën e golat e tij. Ndërkaq, emri i katërt është ai i Sokol Cikalleshit, i cili për trajnerin ka një rol shumë të rëndësishëm në majën e sulmit kuqezi.
Edhe Hysaj, Ramadani dhe Seferi mund t’i bashkoheshin kësaj liste, por trajneri Silvinjo vendosi t’i linte pushim ndaj Ishujve Faroe këta futbollistë të cilët kishin luajtur në të 7 ndeshjet e mëparshme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"