Dy rikthime të rëndësishme, Partizani gati për verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2024 | 10:50

Dy rikthime të rëndësishme, Partizani gati për verilindorët

Partizani e ka hedhur tutje “dhimbjen” e humbjes në Korçë dhe ka nisur menjëherë të hartojë planin e ndeshjes së të premtes ndaj Kukësit në stadiumin “Arena e Demave”.PARTIZANI

Në kushtet kur kampionët e shohin pas shumë javësh në vendin e tretë, ndaj verilindorëve fitorja është më shumë se detyrim. Kjo padyshim i jep skuadrës njëfarë presioni mbi supe, por në fund të fundit jo më kot është Partizani, sepse duhet të jetë gati për këto situata.

Shehi nuk ka situatën më të përmirësuar sa i përket dëmtimeve, por dy rikthime të rëndësishme padyshim që e “ngrohin”. Tedi Cara dhe Maget Gueje, pa të cilët Partizani nuk ka fituar në asnjë rast, rikthehen ndaj Kukësit. Kavajasi ka shlyer dënimin e kartonëve, ndërsa senegalezi deri më tani nuk ka shfaqur probleme në shpatull dhe duket në gjendje për të luajtur me Kukësin.

Nga ana tjetër, Skuka dhe Mensah do të mungojnë për shkak dëmtimi. Dibrani po vijon fazën e rikuperimit dhe duket në rrugë të mbarë. Fakti që ka kaq shumë lëvizje, bën që Shehi të bëjë ndryshime në 11-she.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"