Dy pikë më shumë se gjithë faza e parë, Magani: Jemi rritur, shmangim rrezikun dhe shpëtojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 23:51

Dy pikë më shumë se gjithë faza e parë, Magani: Jemi rritur, shmangim rrezikun dhe shpëtojmë

Gjashtë ndeshje para përfundimit të kampionatit, Lushnja ndodhet në zonën e rënies. Megjithatë, gjysma e parë e fazës së dytë ka qenë pozitive për verdhejeshilët. Kanë humbur vetëm 1 ndeshje, në një kohë që kanë fituar 2 dhe barazuar 4.

Magani Endri

Kanë grumbulluar në total 10 pikë në këtë periudhë, 2 pikë më pak se e gjithë faza e parë. Në këtë sens, shifrat janë pozitive. E megjithatë, rezultatet e rivalëve nuk po i lejojnë që të ngrenë kokë. Sidoqoftë, lushnjarët nuk kanë në plan që të dorëzohen. Kur janë edhe 18 pikë në lojë, do të bëjnë çmos që të largohen minimalisht nga zona e kuqe.

Optimist është edhe Endrien Magani, një nga më aktivët në ekip. Futbollisti i linjës së djathtë, për “Panorama Sport”, shprehet: “Ekipi ka bërë ndeshje të mira dhe ka marrë disa rezultate pozitive. Kemi barazuar jashtë fushës sonë dhe kemi fituar brenda. Pra, ajo që kërkojmë është që ekipi të marrë pikë çdo javë.

Tani po e shfrytëzojmë këtë ndalesë për të punuar dhe për të pasur sukses me atë çfarë ka mbetur në kampionat. Jemi në vendin e 11- të, por gjithnjë gati për t’u ngjitur më lart. Futbollistët kanë besim se do ta bëjmë atë parakalimin në renditje. Shohim nga ndeshja e radhës me Besën. Jemi në fushën tonë dhe ekipi do të luajë patjetër për tri pikë”, deklaroi peqinasi.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"