Dy mungesa të rëndësishme për Bejzaden, Erzenit i ndalohet gabimi kundër Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 10:09

Dy mungesa të rëndësishme për Bejzaden, Erzenit i ndalohet gabimi kundër Kukësit

Erzeni do të ketë mungesa shumë të rëndësishme në ndeshjen që do të luajë sot në Kukës, në orën 13:30.

F.Hazisllari

F.Hazisllari

Për shkak kartonësh, qendërmbrojtësi Nehar Sadiki dhe mesfushori Donald Mëllugja, nuk do të jenë të gatshëm këtë javë. Nga ana tjetër, vijojnë të kenë probleme fizike prej dëmtimeve të pësuara në javët e kaluara edhe Rodrgio Migone dhe Redon Mihana, të cilët nuk ishin të grumbulluar as në ndeshjen e mesjavës që Erzeni luajti për Kupën e Shqipërisë.

STATISTIKAT – Në historikun e përballjeve, shijakasit kanë pësuar një humbje 2-1 në Kukës, në javën e 7-të, dhe më pas kanë arritur një barazim 0-0, në javën e 16-të. Aktualisht, përsa i përket renditjes, Erzeni mban vendin e 9-të me 23 pikë të grumbulluara e Kukësi vendin e 10-të e të fundit me 19 pikë në total. Kjo krizë që i ka kapluar të dyja kampet, do të nxisë një dyluftim të fortë, pasi dhe është përfolur shumë gjatë kësaj jave si një sfidë tejet delikate, e në një kërkesë prononcimi drejtuar trajnerit Skerdi Bejzade për gazetën “Panorama Sport”, ai refuzoi të komentojë, duke thënë vetëm një fjali, që “nuk mund të parashikojë asgjë”.

Në ndjekjen e seancave stërvitore, u vu re se tekniku po i kushton vëmendje lojës sulmuese, sepse kërkon të prodhojë gola nga faza ofensive. Është mësuar gjithashtu se trajneri Bejzade kundër Kukësit, do të luajë me të njëjtin formacion si me Vllazninë në Kupë. Detyrat dhe objektivave u shtohet dhe rikthimi i besimit të munguar në radhët e tifozërisë shijakase, që gjithashtu presin me padurim ngjitjen e skuadrës së tyre.

FSDHGH

ERALD DERVISHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"