Dy mungesa për Mehmetin, blutë me formacionin klasik në derbin me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 10:30

Dy mungesa për Mehmetin, blutë me formacionin klasik në derbin me Partizanin

Stivian Janku pritej të ishte mungesa e vetme e Dinamos për derbin e sotëm me Partizanin, por problemet janë shtuar për stafin teknik të kryeqytetasve.dinamooo

Përveç mbrojtësit të qendrës, ndeshjen e ka humbur edhe sulmuesi Veton Tusha, i cili ka dëmtuar kaviljen dhe duhet të qëndrojë disa ditë pushim. Në dyshim është për këtë ndeshje edhe portieri Bekim Rexhepi, edhe ai për arsye shëndetësore.

Rexhepi, i cili sezonin e kaluar ka mbrojtur portën e Partizanit, e ka humbur vendin e titullarit në formacionin blu që me ndryshimin e stafit teknik. Nëse Rexhepi nuk do të jetë në stol për derbin e sotëm, portier i dytë do të jetë Rajan Guci.

Sa i takon formacionit, Dinamo pritet të zbresë në fushë me formacionin e saj klasik të këtij sezoni, që fillin me Salin në portë. Përpara portierit vlonjat do të rreshtohen Marku, Hoxha, Behiratçe dhe Lortran.

Në qendër të mesfushës pritet të pozicionohen Gudiabi dhe Qefalija, kurse në krahë Zabërgja dhe Vila. Denison do të veprojë pas shpinës së sulmuesit kryesor, Kaçorrit, që kthehet të luajë nga minuta e parë.sdgdhfh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"