Dy lojtarë të huaj për Besën, Bizhdili nuk kursehet në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 12:20

Dy lojtarë të huaj për Besën, Bizhdili nuk kursehet në merkato

Besa nuk është ende gati. Barazimi ndaj Burrelit, ka bindur Nexhat Bizhdilin se skuadra kërkon ende përforcime. Mjaftuan vetëm mungesat e Skerdian Perjes e Myslim Ramillit dhe përvoja në grup thuajse nuk ekzistonte.

BESA

Presidenti ka ndërhyrë direkt dhe në seancën e djeshme, janë shfaqur afrimet e reja. Nën urdhrat e trajnerit Lorenc Pashja u panë edhe dy futbollistë të huaj. Pas interesimit të gazetës, ishte shefi i klubit, Romeo Bizhdili, që konfirmoi se për këtë bëhet fjalë. Përtej mungesës së firmës, zyrtarisht mund t’i quajmë pjesë të verdhezinjve.

I pari është qendërmbrojtësi Nuredin Abdulai, ganezi rishtas është aktivizuar në Kosovë te KF Treçpa. 26-vjeçari blindon kësisoj prapavijën. Futbollisti i dytë quhet Kamohelo Hoala dhe luan në të dyja krahët e mesfushës. Vjen nga Afrika e Jugut dhe është vetëm 23 vjeç. Nga sa thuhet, ata do të jenë edhe prurjet e fundit në këtë merkato dimri.

Po kur bëhet fjalë për “Xhatin”, nuk përjashtohet as surpriza. Kreu i klubit di gjithnjë të befasojë, ndaj nuk do ishte çudi që të kemi edhe ndonjë lëvizje ekstra. Nëse porta, prapavija e mesfusha tashmë janë plotësuar edhe me alternativa, kjo nuk mund të thuhet për sulmin. “Pykë” e mirëfilltë është vetëm Erzen Hyseni, 19- vjeçari që ka nevojë për të fituar ende përvojë. Kujtojmë se në këtë dritare transferimesh, kavajasit morën një “duzinë” lojtarësh dhe kjo natyrisht kërkon kohën e vetë të harmonizimit. Një kohë që mund t’i kushtojë Besës, kur kujtojmë se janë të parafundit në renditje dhe me mungesë të theksuar pikësh…

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"