Dy kombëtare dhe 55 ndeshje, vera e mbingarkuar e Tonalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 21:50

Dy kombëtare dhe 55 ndeshje, vera e mbingarkuar e Tonalit

Më 22 qershor Italia-21 do të nisë Europianin përkatës duke sfiduar fillimisht Francën.

3429177-69968708-2560-1440

Çdo kombëtareje i lejohen tre lojtarë që kanë lindur pas 1 janarit 2000. Në idetë e trajnerit Paolo Nikolato, është edhe ajo për të grumbulluar Sandro Tonalin. Ndërkohë, mesfushori kuqezi është në listën e Roberto Mançinit për “play off”-et e Ligës së Kombeve që për Italinë nisin me 15 qershor kundër Spanjës.

Sigurisht, përparësi do të ketë ekipi kampion i Europës, ndaj do të jetë zgjedhja e “Mançios” për mënyrën e përdorimit të Tonalit që mund ta gjejë veten duke luajtur në dy turne. Në rast se Italia U-21 shkon deri në fund të Europianit, 23-vjeçari do të ishte në fushë duke luajtur deri më 9 korrik, ndërkohë që në ato ditë do të niste edhe grumbullimi i Milanit.

Pas 45 ndeshjeve me Milanin (edhe dy për të luajtur), mesfushori mund ta gjente veten me mbi 55 prezenca sezonale, çka do të ishte e tepër dhe që me sa duket shqetëson klubin kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"