Dy gola larg Uejn Runit, flet Herri Kejn: Anglia tregoi karakter dhe shpirt!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 13:04

Dy gola larg Uejn Runit, flet Herri Kejn: Anglia tregoi karakter dhe shpirt!

Herri Kejn shënoi golin e 51-të me fanellën e kombëtares dhe tani është vetëm dy gola larg rekordit të shënuesit më të mirë, Uejn Runit (53). Duke folur për “Channel 4”, kapiteni i Anglisë vlerësoi karakterin e skuadrës për të mos u dorëzuar kurrë.

KEJN

“Ishte një ndeshje shumë më e mirë. Mendoj se luajtëm me të vërtetë mirë dhe ishim të pafat në disavantazhin e 2-0. Ishte një gabim yni dhe pastaj një gol i shkëlqyer nga hyrja e zonës.

Por ne bëmë shumë mirë dhe qëndruam në lojë, e rihapëm ndeshjen, morëm edhe avantazhin, por fatkeqësisht pastaj bëmë një tjetër gabim.

Gjithsesi, treguam mentalitetin dhe shpirtin luftarak të skuadrës. Nuk arritëm të marrim fitoren, por mund të jemi krenarë për atë që bëmë dhe kjo na vendos në një pozicion të mirë përpara Kupës së Botës”.

Pastaj sulmuesi i Totenhemit tregon edhe për kënaqësinë personale të golit që po e afron gjithnjë e më shumë me rekordin historik:

“Ishte sigurisht bukur të shënoje. Është gjithnjë një presion ekzekutimi i penalltive në ‘Wembley’, por ishte bukur që topi hyri brenda. Jam krenar për djemtë dhe tani kemi gjashtë javë të ngjeshura përpara se të nisim përgatitjet për Botërorin”, përfundoi Kejn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"