Dy futbollistë të Tiranës i bashkohen stërvitjes, Meta në observim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2023 | 11:28

Dy futbollistë të Tiranës i bashkohen stërvitjes, Meta në observim

Tirana do të nisë sot seriozisht stërvitjen për takimin me Kukësin. Shqetësimi i radhës është Ermal Meta, i cili la fushën i dëmtuar. Sot pritet një konfirmim zyrtar nëse ka ndonjë shqetësim apo jo.Meta

Mbeten për t’u parë edhe lojtarët e tjerë të dëmtuar. Tirana tani që flasim ka të dëmtuar Abdullahun, Latifin, Selmanin, Patrikun. Me skuadrën do të bashkohet dyshja Doka-Deliu që munguan në sfidën e fundit ndaj Skënderbeut për arsye kartonësh.

Ahmataj ka më shumë mundësi për të zgjedhur, ndonëse në çdo ndeshje ka pasur mungesa të mëdha lojtarësh, që kanë kondicionuar zgjedhjet e trajnerëve që kanë drejtuar dhe drejtojnë ekipin. Kujtojmë që bardheblutë kanë ndryshuar rrënjësisht drejtimin e skuadrës prej 6 javësh në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"