Dy afrime për Prestige, Branica: Në Klos për të marrë kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2024 | 17:13

Dy afrime për Prestige, Branica: Në Klos për të marrë kreun

Prestige vihet në kërkim të kreut në Kategorisë e Tretë. Mundësinë që ta marrin “komandën” e kanë që të dielën. Në orën 13:30 do të luajnë në Klos, të prapambeturën (e shtyrë prej reshjeve të dëborës që nga 19 nëntori 2023). Skuadra e Mandrit Dulos vjen me ndryshime në këtë transfertë, dukshëm delikate. Janë përforcuar dy mesfushorë në këtë merkatos dimri.

PRESTIGE

I pari është ganezi Derrik Frimpong dhe i dyti kiliani Sebastian Espinoza. Llogaritë me afrimet nuk janë mbyllur këtu, pasi “pazar” po bëjnë edhe tek Arnisa. Atje kanë pikasur një lojtar me të dhëna të mira, që pritet të firmos këto ditë. I bindur që viti do të nis mbarë është edhe qendërsulmuesi Aldo Branica. Gjatë një interviste të dhënë enkas për “Panorama Sport”, 28- vjeçari analizon minifazën, objektivat dhe ndikimin që ka në formimin e tij si lojtar i ati (Sokol Branica).

Të dielën riktheheni në fushë, për të luajtur të prapambeturën me Klosin. Çfarë prisni nga kjo ndeshje?

Kjo është vetëm një ndeshje e radhës. Që në fillim të kampionatit, konkurrentë kemi vetëm veten tonë. Detyra jonë është bëjmë maksimumin dhe marrim fitoren. Trepikësh që do na jepte kryesimin e grupit. Një vend që kur ta marrim, kurrë nuk do ta lëshojmë.

Ju vendos në presion ky fakt?

As në vendos në presion dhe as impresionon. Kundërshtari ka një ekip të fortë, sidomos në fushën e vet, e për këtë ne e respektojmë. Por llogaritë tona janë të qarta.

Sa të përgatitur jeni për këtë përballje?

Gjatë gjithë javës jemi stërvitur maksimalisht dhe kemi qenë të përqendruar. Grupi është i plotë edhe fatmirësisht s’kemi mungesa. Kjo falë kujdesit të vazhdueshëm të stafit mjekësor dhe atij teknik.

Sa i nevojshëm është Branica në këtë skuadër?

Pa diskutim që është një lider në të gjitha drejtimet… Nga ndeshja në ndeshje jam rritur ndjeshëm fizikisht dhe kjo falë trajnerit që kam në shtëpi. E kam këtë luks, që te kem babain edhe trajner (i referohet Sokol Branicës). Më ndjek hap pas hapi dhe më udhëzon për çdo gjë.

A e ka grupin e duhur për t’u ngjitur Prestige, apo duhen ndërhyrje në merkato?

Meritën për arritjen deri këtu, e ka vetëm presidenti Fatmir Hysenbelliu. Ai mundohet çdo ditë për këtë ekip dhe është gjithnjë pranë nesh. Ka investuar aq shumë dhe gjithçka duhet t’ja shpërblejmë me rezultate. Gjatë kësaj periudhe merkatoje, ne kemi bërë dhe 2-3 ndërhyrje. Tashmë jemi të blinduar plotësisht në çdo repart.

A jeni përshtatur tërësisht me formatin e ri 11×11, apo duhet kohë akoma?

Në ndeshjet e para kemi hasur vështirësi sepse vinim nga Kampionati Botëror i Minifutbollit në UAE 6×6, por tanimë nuk kemi më të tilla problematika.

 

a

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"