Durrsakët në formë, Martini ka gati kurthin kundër rrogozhinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 23:30

Durrsakët në formë, Martini ka gati kurthin kundër rrogozhinasve

Teuta është një klub i madh, që ka fituar dhe trofe, madje ka fituar të fundit vetëm 3 vit më parë. Për këtë arsye barazimi ndaj Tiranës në turin çerekfinal të Kupës është një hap përpara për të synuar një arritje deri në finish.

peposhi teuta

Ai takim mund t’i shërbejë shumë dhe riaktivizimit të helikave në kampionat. Blutë, e kanë nisur vitin 2024 mirë ku nuk ka asnjë humbje në 5 ndeshjet e fundit në Superiore. Aktualisht në vendin e tetë. Nuk është fundi i botës, përkundrazi, luhatjet edhe mund të ndodhin, për më shumë te një skuadër që një pjesë të elementëve i ka me pak përvojë në Superiore, shtoi edhe faktin që tashmë asnjë kundërshtar nuk i nënvlerëson.

Duhet një trampolinë për t’u ngjitur lart dhe ndoshta ndeshja e Kupës, ndaj Tiranës, do të shërbejë kryesisht për këtë arsye, një bonus moral për të funksionuar sërish në kampionat, dhe ku ka më mire sesa te rikthehesh te fitorja ndaj një ekip që ka synime të mëdha në Superiores, Egnatia.

ANTI-EGANITA – Teuta ka lënë pas barazimin ndaj Tiranës dhe dje zbriti në fushë për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat. Të gjithë lojtarët kanë qenë të pranishëm, me përjashtim të Kotobellit, Çyrbes dhe Dajës, që po punojmë në mënyrë individuale për t’u riaftësuar nga dëmtimi.

Teuta tashmë ia ka arritur të gjejë vazhdimësinë në kampionat dhe ndaj Egnatias, është momenti. Mirëpo, kjo javë mund të jetë e duhura për blutë të rikthehen te tri pikët. Durrsakët do të udhëtojnë në Rrogozhinë. Megjithatë nuk do të jetë e lehtë për trajnerin Martini, i cili duhet të ballafaqohet me mungesë të sigurta. Për bregdetarët, më të vetëdijshëm për potencialin e tyre, sfida e duhur për një rezultat pozitiv, duke parë forcën e kundërshtarit dhe faktin që luan në një fushë cilësore, rezultat tjetër veç fitores nuk do të ishte i pranueshëm.

Edi Martini në stolin e Teutës pa dyshim që synon të bëjë diçka të madhe. Teuta e ka vijuar edhe dje ditët stërvitore për ndeshjen me Egnatian. Me një seancë të zhvilluar pasdite ka vijuar java antiEgnatia vështirësia është e madhe, e sidomos kur dihet që përballë kanë një kundërshtar që është pran tyre në renditje. Megjithatë, të besuarit e Martinit besojnë se do t’ia dalin.

Pretendimet në Durrës janë të mëdha dhe për t’u arritur objektivat vlen vazhdimësia, pikët mbeten njësoj ndaj çdo kundërshtari. Skuadra vjen në një moment të mirë, ndaj Egantias është një skuadër fatsjellëse për Teutën. Pasi ndaj tyre Teuta ka ditur të fitojë gjithmonë.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"