Durrsakët mace e zezë për rrogozhinasit, Egnatia ka një javë kohë për të përgatitur anti-Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 12:58

Durrsakët mace e zezë për rrogozhinasit, Egnatia ka një javë kohë për të përgatitur anti-Teutën

Pa “zhurmë” dhe me një futboll bindës, Egnatia është padyshim klubi i momentit në futbollin shqiptar, teksa prej javësh kryeson renditjen.

HGFCH

Java e 16-të rezervon përballjen Teuta-Egnatia, që do të luhet të hënën e 11 dhjetorit në stadiumin “Niko Dovana”, ora 17:00. Durrsakët kanë rezultuar si mace e zezë për rrogozhinasit në këto tri sezone, madje edhe në fazën e parë të këtij kampionati, kanë arritur të fitojnë me një gol të Realdo Filit.

Skuadra e Edlir Tetovës ka kohën e mjaftueshme për të përgatitur këtë duel, ndërsa do të ndjekin kundërshtarin edhe të enjten, në ndeshjen e prapambetur që ka me Partizanin. Grupi është i plotë dhe mbi të gjitha në një formë të shkëlqyer, ndërsa në Durrës do të kërkojë fitoren e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"