Dumfris pas triumfit të Holandës: Duhet të fitonim më thellë, ndihem më mirë me skemën 4-3-3

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 10:30

Dumfris pas triumfit të Holandës: Duhet të fitonim më thellë, ndihem më mirë me skemën 4-3-3

Denzel Dumfris përqafoi mendimin e trajnerit Ronald Kuman për paraqitjen e Holandës pas fitores 3-0 ndaj Gjibraltarit.

bdmndbd

“Tulipanët” mund të kishin bërë më shumë nga ajo që treguan në Roterdam në ndeshjen e dytë të Grupit B drejt “Euro 2024”.

“Sigurisht që do të mund t’i kishim menaxhuar pak më mirë rastet që krijuam, por nuk ishte e lehtë ndaj një kundërshtari që mbrohej në 16 metrat e fundit të fushës”, ishin fjalët e mbrojtësit të Interit. “Rezultati mund të kishte qenë më i thellë, megjithatë arritëm të fitonim pas një jave të vështirë”.

Ai shpjegoi edhe ndryshimin e skemës nga 3-5-2 në 4-3-3 me trajnerin e ri: “Unë jam rritur me 4-3-3, kështu që më shkon për shtat. Por edhe 5-3-2 i Van Galit ofronte avantazhe. Atje unë kisha një rol më sulmues. Tani duhet të mbërrij në sulm me mbivendosjen e bërë në momentin e duhur. Mendoj se këtu qëndron forca ime”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"