“Duhet të mbijetojmë”, Rustemi pas humbjes ndaj Flamurtarit: I zhgënjyer për rezultatin, por jo për atë që tregoi ekipi në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2023 | 17:51

“Duhet të mbijetojmë”, Rustemi pas humbjes ndaj Flamurtarit: I zhgënjyer për rezultatin, por jo për atë që tregoi ekipi në fushë

Trajneri i Orikut, Arlind Rustemi ka folur pas humbjes në shtëpi ndaj Flamurtarit. Ai u shpreh i zhgënjyer për rezultatin, por jo për lojën e ekipit të tij. Ndër të tjera Rustemi deklaroi se tani duhet të fitojnë të gjitha ndeshjet dhe të mbijetojnë në Kategorinë e Parë.

bandicam 2023-04-02 17-46-35-063

“Jam i zhgënjyer për rezultatin por jo për atë që treguan lojtarët në fushën e lojës. Kuptohet që në pjesën e parë Flamurtari ishte më mirë, sepse janë një skuadër e mirë e organizuar dhe me shumë kualitete dhe ne e kishim përgatitur ndeshjen që në pjesën e parë të ishim më mirë në fazën difensive. Në të dytën bëmë ndryshime për të qenë më mirë në pjesën ofensive, patëm shumë raste edhe pse nuk finalizuam. Ndeshja u zgjidh nga një episod, falë golit të Pedros. Kemi edhe 5 ndeshje deri në fund të kampionatit dhe duhet të mbijetojmë. Kemi zhvilluar ndeshje të mira, kanë qenë pozitive, kemi kualitete dhe cilësi”, u shpreh Rustemi për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"