“Duhet të japim më shumë se 100%”, Rodriges beson te triumfi i Apolonisë: Sot marrim tri pikët e para në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2023 | 9:50

“Duhet të japim më shumë se 100%”, Rodriges beson te triumfi i Apolonisë: Sot marrim tri pikët e para në shtëpi

Apolonia ka mbyllur përgatitjet në kuadër të ndeshjes së javës së pestë të kampionatit, që do ta luajnë sot në orën 15:00 kundër Burrelit në stadiumin “Loni Papuçiu”. Trajneri i fierakëve, Jeraj Rodriges, ka folur përpara kësaj ndeshjeje për “Panorama Sport” dhe sipas tij ekipi do të dijë të reagojë shumë mirë në ndeshjen e radhës.

rodriges

Sot prisni Burrelin në stadiumin “Loni Papuçiu”. Është kjo ndeshja e duhur për të reaguar?

Kjo ndeshje është e vështirë dhe shumë e rëndësishme njëkohësisht. Ky sezon i saponisur është i paparashikueshëm, por ne duhet të mendojmë gjithmonë për pikët. Secili prej lojtarëve fierakë duhet të japë më shumë se 100% nga vetja, plus është shumë e rëndësishme të jemi të përqendruar e të kujdesshëm deri në sekondën e fundit. Në këtë 90-minutësh nuk ka asnjë justifikim për të arritur fitoren e tretë në kampionat.

Cili është objektivi i Apolonisë?

Objektivi është një dhe i vetëm, fitorja e parë në stadiumin “Loni Papuçiu”. Për ta arritur këtë, ne duhet të jemi një ekip kompakt, i mirorganizuar dhe njëkohësisht niveli i kërkesës duhet të jetë maksimal. Lojtarët e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës, unë pres më të mirën nga ata dhe besoj se do t’ia dalim.

Po faktori “fushë” ju favorizon për rikthimin te fitorja në kampionat?

Nuk na favorizon aspak, sepse në futboll nuk ka favoritë, çdo skuadër ka shanset e veta, brenda apo jashtë fushe. Ajo që është e qartë për ne është fakti që ne në shtëpi nuk mund të lëshojmë më pikë. Do të luajmë për pikët e plota.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"