“Duhet ta fitonim ndeshjen”, Deliallisi pas barazimit me Vllazninë: Janë edhe 7 finale të mbetura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 21:38

“Duhet ta fitonim ndeshjen”, Deliallisi pas barazimit me Vllazninë: Janë edhe 7 finale të mbetura

Erzeni mori një rezultat pozitiv kundër Vllaznisë, brenda në “Loro Boriçi”. Shijakasit luftuan fort dhe arritën të dalin me një pikë nga Shkodra. Trajneri Alfred Deliallisi dha një intervistë pas përfundimit të ndeshjes, ku theksoi se mund ta fitonin ndeshjen sepse ishin më superiorë se kundërshtari.

bandicam 2024-03-29 21-18-41-423

“Në 90 minuta përveç një episodi, me vjen keq për mënyrën si e morëm golin, një keqvendosje në fazën defensive u goditëm. Kishim më shumë raste se kundërshtari për të fituar ndeshjen, mendoj që duhet ta fitonim ndeshjen.

Mënyrën e pësimit të golit, kemi punuar shumë, se kemi analizuar kundërshtarin. Një mospërqendrim dhe vjedhja e kohës nga sulmuesi, nuk është se ishte kundërshtari me superior se ne. Në pjesën e dytë mund ta kishim goditur kundërshtarin dhe ta fitonim ndeshjen.

Konsumuam, ndonjëherë ndërrimi nuk dihet a futet ose jo ne ritmin e ndeshjes. Përveç 5 minutave të fundit që nuk doja ta humbnim ndeshjen, ne rastet e tjera ishim ne të rrezikshëm. Nuk mendoja se mesfushorët që do futeshin mund ta kapnin ritmin e ndeshjes. Doja të zëvendësoja Kahrimanoviçin por më tha se jam mirë dhe e lashë.

Po t’i marrim ndeshjet 1 nga 1, në momentin që kemi krijuar një filozofi loje ne mënyrën se si mbrojmë dhe si dalim përpara, me kundërshtaret që na lejojnë të luajmë futboll kemi me shumë mundësi. Kemi humbur shumë pikë më ekipe që janë më të dobët se ne, por kemi edhe 7 javë në lojë, duhet të japim shumë nga vetja, nuk duhet të jemi inferiorë nga kundërshtari. Janë shtatë finale dhe do jetë një luftë deri në përfundim”,- tha Deliallisi për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"