“Duhet karakter dhe b*le me Shqipërinë”, legjenda Boniek ndez Poloninë: Nuk do jetë e thjeshtë
Humbja e Polonisë përballë Republikës Çeke ka kthyer ekipin e drejtuar nga Fernando Santos në një objektiv sulmesh të njëpasnjëshme të opinionit publik, por edhe figurave me shumë peshë në futbollin polak.
Edhe vetë presidenti i Federatës Polake, Cezari Kuleza, në rrjete sociale me një postim pranoi dështimin e të tijve dhe kërkoi reagim ndaj Shqipërisë në duelin e të hënës. “Nuk duhet të ndodhë kështu. Çekët janë më mirë sot dhe kjo ka pak vend për diskutim. Shpresoj për një reagim të shpejtë të hënën”, shkruante ai pas ndeshjes.
To nie tak powinno wyglądać. Czesi dziś lepsi, a my mieliśmy zbyt mało argumentów. Liczę na szybką reakcję już w poniedziałek.
— Cezary Kulesza (@Czarek_Kulesza) March 24, 2023
Ndërkohë, legjenda Zbiginiev Boniek, po nëpërmjet rrjeteve sociale, ka shpjeguar se për Poloninë vështirësohej gjithçka dhe duhej të tregonte të gjithë vlerat e saj në një ndeshje të vështirë ndaj kuqezinjve. “Si mund ta marrësh veten nga kjo situatë? Duhet të fitosh (dhe nuk do të jetë e lehtë) të hënën. Duhet pak karakter dhe b*le. Kjo është koha e analizës. Tani “operacioni Shqipëria””, shkruante ai në rrjete sociale pas disfatës 3-1 të Polonisë ndaj Republikës Çeke.
Jak się z tego podnieść? Trzeba wygrać (a łatwo nie będzie) w poniedziałek. Do tego potrzeba trochę charakteru i kwadratowych jaj. Na analizy przyjdzie czas. Teraz operacja Albania⚽️🇵🇱
— Zbigniew Boniek (@BoniekZibi) March 24, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"