“Duhej të kishim fituar ne”, Mehmeti pas barazimit të Dinamos ndaj Egnatias: Gjyqtarja duhej të ishte më e vëmendshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 15:58

“Duhej të kishim fituar ne”, Mehmeti pas barazimit të Dinamos ndaj Egnatias: Gjyqtarja duhej të ishte më e vëmendshme

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, ka vlerësuar barazimin që skuadra e tij ka marrë në fushën e Egnatias, por beson se skuadra e tij duhej ta kishte fituar këtë duel.

bandicam 2024-03-01 15-44-23-795

“Mendoj se si e kishim përgatitur ndeshjen, i dhamë epërsi kundërshtarit në zonat e parrezikshme tona, për të dalë në kundërsulm. Në pjesën e dytë kemi bërë një lojë mjaft të mirë, kemi pritur kundërshtarin dhe kemi dalë shpejt para. Mendoj se sot, pavarësisht se Egnatia është në krye me meritë, Dinamo meritonte shumë më tepër, pra fitoren. Se në 2-3 momente si ishte një aksioni i joni që dilnim 2 kundër 1, gjyqtarja mund të ishte e kujdesshme e të lejonte avantazhin. Dua të përgëzoj të gjithë çunat, klubin, duke filluar nga presidenti për gjithçka që po jep për këtë skuadër. Duhet patjetër që të harrojmë këtë sot, por të mendojmë për javën e ardhshme se sa vjen e vështirësohet kampionati.

Ishim përgatitur për ta kundërsulmuar, skuadra ishte futur për të fituar ndeshjen, por kur ke përballë Egnatian, duhet të jesh shumë i kujdesshëm e godasësh në pikat e dobëta siç arritëm e barazuam. Kishim disa mundësi që mendoj pas golit të barazimit mund të shkonim në avantazh, edhe Egnatia kishte momentet e veta, por ne ishim më afër fitores.

Zëvendësimet në fund? Isha i detyruar se Kaçorri e Vila shpenzuan energji e na humbi freskia në sulm, nuk kishim më pikë referimi se kishin lodhje të jashtëzakonshme. Kur ndërrova Vilën i shteruan energjitë, dhanë maksimumin, mos harroni që luajtëm edhe të hënën. Isha i detyruar se po funksiononte shumë mirë, vetëm kjo ishte arsyeja, se ranë fizikisht. Shenjat i dhanë të dy për lodhje dhe isha i detyruar. Nëse do të mbroja barazimin nuk do shkoja aq shumë në zonën kundërshtare, por do mbrohesha. Futa Bardhin për të fituar ndeshjen, është i shpejtë për ta kapur në befasi pas shpine, skuadra e kërkoi me ngulm fitoren edhe pse barazuam.

Nuk e mendoj se e shohim sa i vështirë është kampionati, janë në lojë shumë skuadra. Ne duhet të shohim ndeshjet një nga një, duhet të kemi këtë mentalitet e grintë në fushë. Nëse sheh afatgjatë e humb objektivat afatshkurtër, çekuilibrohesh. Ne duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe shohim ndeshjen e radhës me Teutën”, tha Mehmeti për “MCN” pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"