Duhej të ishte derbi i shqiptarëve, vetëm Bajrami luan 45 minuta, Leçe e Ramadanit befason në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 14:35

Duhej të ishte derbi i shqiptarëve, vetëm Bajrami luan 45 minuta, Leçe e Ramadanit befason në transfertë

Duhej të ishte një derbi mes shqiptarësh, por në sfidën Sasuolo-Leçe vetëm njëri e ka nisur si titullar dhe luajti 45 minuta. Leçe triumfoi në transfertë ndaj Sassuolos me rezultatin e thellë 0-3.

nedim bajrami

Një disfatë e rëndë për skuadrën ku aktivizohen Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla që rrezikon seriozisht mbijetesën në Serie A. Bajrami luajti në 45-minutat e para për t’u zëvendësuar më pas me fillimin e pjesës së dytë. Nga ana tjetër, nuk pati minuta për Marash Kumbullën.

Sakaq, për Leçe mungoi Ylber Ramadani si pasojë e një dëmtimi ndërsa po ashtu i gatshëm nuk ishte as Kastriot Dermaku teksa lojtari i Shpresave, Medon Berisha u aktivizua në minutën e 75-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"