Postuar: Shtator 29, 2023 | 22:18
Dueli special ndaj Iniestës, Taulant Seferi: Luftoni dhe punoni deri në fund…
Duel special që do ta mbajë mend gjatë në karrierën e tij. Taulant Seferi u përball me një nga mesfushorët më të mirë në botë mbrëmjen e sotme. Bëhet fjalë për Andres Iniestën, në duelin mes Bani Jas dhe Emirates Klub, që përfundoi në barazim pa gola.
Ky duel ishte i vlefshëm për javën e katërt të kampionatit, teksa si Iniesta ashtu dhe Seferi, ishin titullarë. Sulmuesi shqiptar qëndroi në fushë 63 minuta, teksa më pas u zëvendësua.
“Luftoni dhe punoni deri në fund. Ishte kënaqësi të luaja kundër mesfushorit më të mirë në botë”, ka shkruar Seferi pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"