Dueli ndaj Besës në Kupë, trajneri i Korabit: E kemi marrë seriozisht, do t’ia dalim edhe me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 12:10

Dueli ndaj Besës në Kupë, trajneri i Korabit: E kemi marrë seriozisht, do t’ia dalim edhe me…

Korabi nuk ka në plan që t’i ndahet zakonit të viteve të fundit. Vërtetë nuk kanë bërë çudira në Kupën e Shqipërisë, por kanë treguar se dinë të eliminojnë edhe ekipe të mëdha. Këtë qëllim kanë edhe këtë edicion.

Kumbarce

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri Shpendi Kumbarçe shpalos misionin për ndeshjen e parë të turit të parë. Vlerëson Besën si një kundërshtar të fortë, ndërsa rrëfen edhe porosinë që u ka dhënë lojtarëve.

“Ne do të mundohemi të paraqitemi sa më mirë. E kemi marrë seriozisht këtë garë. Përballë kësaj radhe do të kemi një kundërshtar me emër të madh, por ne do të bëjmë të njëjtën paraqitje sikurse edhe në tri takimet e luajtura në kampionat.

U kam kërkuar lojtarëve të mi të japin maksimumin në fushë, ndërkohë që do t’u jap mundësi të luajnë më shumë lojtarët e stolit, që nuk kanë pasur shumë minuta në kampionat”, përfundoi tekniku i dibranëve.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"