Dueli Napoli-Inter premton spektakël, sfidë edhe mes dy “bomberave” më të mirë në Serie A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 11:25

Dueli Napoli-Inter premton spektakël, sfidë edhe mes dy “bomberave” më të mirë në Serie A

Napoli-Inter është supersfida që rezervon këtë javë Serie A, por një sfidë brenda sfida është ajo Osimhen-Lautaro, dy nga sulmuesit më të mirë në Itali. dklfkf

Të dy trajnerët, Maxari dhe Inzagi, u kujdesën që të kursenin pak “bomberat” e tyre, Osimhen luajti një pjesë loje në Madrid ndërsa Lautaro disa minuta në Lisbonë, detaje këto që tregojnë se sa peshë ka kjo sfidë për ta.

“Demi” është më i relaksuar, sigurisht edhe më në formë se sa Osimhen. Në Serie A, Martinez ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 2 asiste, ndërsa nigeriani ka shënuar 6 gola dhe një asist. Në Champions, Martinez ka shënuar 2 gola këtë sezon, ndërsa sulmuesi i Napolit nuk e ka provuar ende atë shije. Sigurisht në këto shifra ka ndikuar shumë edhe dëmtimi që Osimhen pësoi në bicepsin femoral, një dëmtim që e la jashtë kundër Verona, Milan, Salernitana, Empoli dhe ndeshja dyshe me Union Berlin.

2

Në “Maradona” është një tjetër histori, dy “bomberat” do të përpiqen të udhëheqin ekipet respektive drejt suksesit, Inter kërkon të shkëputet nga ndjekësit ndërsa Napoli kërkon të rifutet në garë. Martinez ka një marrëdhënie të mirë me Napolin, i ka shënuar 4 gola, ndërsa Osimhen nuk i ka shënuar asnjë herë Interit.

Në sezonin e fundit, Osimhen shënoi 31 gola në total, 26 në Serie A dhe 5 në Champions, ndërsa Martinez 28 gola, 21 në Serie A, 3 në Champions, 3 në Kupën e Italisë dhe 1 në Superkupë. Osimhen tërhoqi Napolin drejt titullin kampion ndërsa Martinez bëri liderin në Kupa, ndërsa shtyu Interin deri në finalen e Champions League./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"