Dueli me Sociedadin, tre mungesa të rëndësishme për Ksavin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 20:15

Dueli me Sociedadin, tre mungesa të rëndësishme për Ksavin

Barcelona, kampionia e re në La Liga, pasi mundi Espanjolin të dielën e kaluar, pret sonte në mbrëmje Sociedadin në “Camp Nou” në një duel “të parëndësishëm”.

xcv,.cv

Megjithatë, kjo ndeshje mund të jetë një mundësi e mirë për lojtarët që kanë pasur më pak minuta në këtë sezon. Për takimin ndaj baskëve, trajneri Ksavi do të ketë të paktën tri mungesa të rëndësishme.

Mbrojtësi Arauho dhe mesfushori Pedri nuk do të jenë të gatshëm për shkak problemesh me dëmtimet. Ndërkohë që atyre do t’u shtohet dhe mungesa e Gavit, i cili është i pezulluar, pasi ka mbushur numrin e kartonëve.

Ndërkaq, Ksavi ka konfirmuar se lojtarët që po kërkojnë rekorde personale, Ter Shtegen e Levandovski, do të jenë rregullisht në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"