Dueli me beratasit, trajneri i Orikut do kthesën ndaj Tomorit: Shpresojmë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2022 | 12:55

Dueli me beratasit, trajneri i Orikut do kthesën ndaj Tomorit: Shpresojmë që…

Arlind Rustemi kërkon kthesën. Pas humbjes në ndeshjen me Burrelin, tashmë për Orikun duhet vetëm fitorja përballë Tomorit që do të luhet sot në Fier në orën 15:00. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Rustemi tha se kërkohen rezultate pozitive pasi çdo javë ka vështirësitë e veta.

arlind rustemi

“Kjo është ndeshja e radhës, përballë Tomorit dhe ne vijmë pas një rezultati negativ në Burrel. Na duhet të kthehemi te rezultatet pozitive.

Është ndeshje e radhës dhe siç e kam theksuar çdo javë dhe çdo kundërshtar ka vështirësitë e veta.

Është fillimi i kampionatit dhe na ka penalizuar pak fakti që zhvillojmë ndeshjet jashtë fushe dhe përveç kësaj edhe stërvitjen e zhvillojmë jashtë fushe.

Shpresojmë që së shpejti të kthehemi në Orikum ku mund të jemi më të përqendruar dhe të kemi më tepër kohë në dispozicion për t’u stërvitur me kohë të plotë, pasi deri tani jemi penalizuar pak”, përfundon trajneri i Orikumit Arlind Rustemi.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"