Dueli Maliqi-Apolonia/ Lamellari paralajmëron surprizën; Çako: I kemi të ndaluara gabimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 11:42

Dueli Maliqi-Apolonia/ Lamellari paralajmëron surprizën; Çako: I kemi të ndaluara gabimet

Maliqi do të përballet ditën e sotme në orën 16:00 me Apoloninë në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, sfidë kjo e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë së Parë. Juglindorët e drejtuar nga Egli Malësija do të kërkojnë triumfin e dytë në shtëpi, pas asaj në javën e parë të arritur ndaj Lushnjës. Në prag të kësaj sfide ka folur portieri i maliqarëve, Daniel Lamellari, i cili në një prononcim për “Panorama Sport”, u shpreh:

Lamellari

“Situata në skuadër është shumë e mirë, jemi entuziastë. Apolonia është një ekip që vjen nga elita, por ne do të japim maksimumin në fushë, për ta merituar fitoren. Pika më e fortë e skuadrës sonë është grupi. Futbolli është i bukur, se është i paparashikueshëm! Ftoj tifozët që të na mbështesin”. ILDI MEROLLI

Apolonia u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve dhe është nisur drejt Korçës, atje ku do të masë sot forcat me Maliqin. Trajneri Juri Kanarsa ka ende dilema për 11-shen që do të hedhë në fushë, sidomos pas paraqitjeve të mira të të rinjve: Topi, Kaçanolli dhe Levendi. Portieri Endrit Çako pret fitoren e parë në transfertë, ndërsa për “Panorama Sport” thotë:

Endrit Cako

“Megjithëse kishim Kupë në mesjavë, fokusi ka qenë te kampionati. Jemi të përgatitur dhe të motivuar maksimalisht për të fituar me Maliqin në transfertë. Tanimë jemi më të organizuar dhe do të luftojmë për marrjen e një rezultati pozitiv në stadiumin ‘Skënderbeu’, ndonëse e vështirë do të jetë.

Apolonia synon ngjitjen në ‘Abissnet Superiore’ dhe kjo na obligon që të tregojmë veten si brenda dhe jashtë fushe. Cilësi kemi, ndaj nuk na mbetet veçse të marrim rezultatet. Kemi mjaft lojtarë të rinj të talentuar dhe eksperiencën e duhur, për të ecur të sigurt drejt misionit madhor”. HILMI SALIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"